HDP kërkon falje pas mesazhit të poshtër kundër ushtarëve turq

Organizata terroriste PKK dhe zgjatimet e saj politike nuk njohin kufi kur bëhet fjalë për poshtërsi.

HDP kërkon falje pas mesazhit të poshtër kundër ushtarëve turq

Pas reagimit të ashpër të Ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavusoglu kundër HDP-së, që zjarrin që ra në pyll në nënprefekturën Kumluca të Antalyas e tregoi sikur ishte duke u djegur nënprefektura Lice e Diyarbakirit, Partia HDP kërkoi falje.

Në një postim në rrjetin social zyrtar në anglisht të HDP-së në Twitter, pretendohej se ushtarët turq i kishin vënë zjarrin nënprefekturës Lice, ndërkohë që pamjet e zjarrit, që ende vazhdon, ishin nga një pyll në Kumluca.  

Kurse në mbrëmje, Ministri Çacusoglu, në llogarinë e tij në Twitter reagoi ashpër duke paraqitur në ekran mesazhin e HDP-së dhe një agjencie lajmesh, të cilat përcollën këtë lajm të rremë.

“Rrjetet tradhtare dhe zgjatimet politike, që zjarrin në Kumluca e tregojnë sikur është në Lice, nuk njohin kufi në poshtërsi” shkruante në mesazhin e tij Çavusoglu.

Pas postimit të Çavusoglusë, HDP-ja, në rrjetin social në llogarinë në anglisht, postoi mesazhin ku shkruhej: “Vumë re se një fotografi e zjarrit në Kumluca është postuar gabimisht sikur zjarri ka rënë në Lice. Për këtë ju kërkojmë sinqerisht falje”.

Nga ana tjetër, në faqen sociale në llogarinë në turqisht të HDP-së nuk u bë asnjë postim në lidhje me këtë temë vetëm u postua tweeti i faqes në anglisht.



Lajme të ngjashme