Turqi - 28 të arrestuar për financim të organizatës terroriste FETO

Në vazhdën e hetimit të prokurorisë së Gjyqit në Bakirkoy të Stambollit janë lëshuar fletarrestime për 51 persona.

Turqi - 28 të arrestuar për financim të organizatës terroriste FETO

Policia e Turqisë ka arrestuar të paktën 28 persona, kryesisht afaristë për shkak të ofrimit të ndihmës financiare “strukturave paralele”, më konkretisht organizatës terroriste FETO e njohur edhe si lëvizja Hizmet, të cilën e udhëheqë Fetullah Gyleni.

Në vazhdën e hetimit të prokurorisë së Gjyqit në Bakirkoy të Stambollit janë lëshuar fletarrestime për 51 persona në mesin e të cilëve edhe për kreun e Konfederatës së Afaristëve dhe Punonjësve Industrialë (TUSKON).

Janë arrestuar 28 persona ndërsa për kreun e TUSKON-it është konfirmuar se është jashtë shtetit.

Të dyshuarit akuzohen për shpërdorim të ndjenjave fetare dhe kombëtare dhe se në mënyra të ndryshme kanë mbledhur para të cilat ua kanë dhënë kompanive, shoqatave dhe institucioneve që kanë punuar për FETO/PDY, për të cilat është konstatuar se janë depozituar në llogari të bankës Asya.

Përveç kësaj, të dyshuarit i kanë dërguar lëvizjes informacione sekrete në lidhje me kompanitë konkurruese, dhe në këtë mënyrë kanë arritur avantazh për kompanitë e tyre.

Mësohet se një afaristi i cili nuk ka mundur të jap para, i është marrë me dhunë prona komerciale me vlerë prej 950 mijë lira turke.



Lajme të ngjashme