Presidenti Erdogan bëri një vizitë surprize ushtarëve për iftar

Vizita në fjalë nuk ishte e planifikuar me programin e Presidencës.

Erdoğan, cizre, iftar.jpg

Presidenti Recep Tayyip Erdogan edhe njëherë zhvilloi në mënyrë surprize u takua me ushtarët në iftar.

Iftari në fjalë nuk ishte në programin zyrtarë të presidentit.

Të gjithë prisnin që Erdogan të bëjë iftar në qytetin Kayseri, por plani ndryshoi dhe ai shkoi në Cizre.

Presidenti Erdogan para 5 dite zhvilloi një vizitë surpirze në Mardin ku ai bëri iftar me ushtarët.

Ndërkaq në ditën e 20-të të Ramazanit ai u takua në iftar me ushtarët e Brigadës së 172-të të Komandës së Blinduar.

Në fjalën e tij drejtuar ushtarëve Presidenti Erdogan tha: “Ju besoni në një gjë dhe ajo është martirizimi. Ndërsa për terroristët e PKK-së nuk bëhet fjalë për një gjë të tillë. Ata do të zhduken, por ju jeni dëshmorët trima të cilët luftojnë për atdhe, fe dhe për hir të Zotit”.

Gjatë vizitës presidenti ishte i shoqëruar nga shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Turke, gjeneralarmate, Hulusi Akar, komandantët e forcave detare, ajrore dhe të xhandarmerisë, Ministri i Integrimit Evropian dhe kryenegociatori, Omer Çelik dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Urban, Mehmet Ozhaseki.

Duke vënë theksin se është arritur në fund të luftës kundër terrorit të PKK-së, Presidenti Erdiogan edhe njëherë theksoi se operacionet do të vazhdojnë deri në vendosjen e paqes dhe qetësisë në vend.

Erdogan bëri të ditur se fitorja është shumë afër, ndërsa flamurin e ashtuquajtur të organizatës terroriste PKK e cilësoi si paçavure.

Ai gjithashtu tha se të gjithë mund të mburren me racën dhe fisin, kjo është e drejtë e natyrshme, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Por as turku e as kurdi nuk kanë përparësi ndaj njëri-tjetrit. Epërsia mes tyre është vetëm tek të qenit të devotshëm ndaj Allahut”.



Lajme të ngjashme