Turqi – 6 ushtarë bien dëshmorë në sulmin terrorist të PKK

Siç raportojnë burimet e qeverisjes vendore 6 ushtarë kanë rënë dëshmorë si pasojë e sulmeve terroriste që pjesëtarët e organizatës separatiste PKK kanë kryer në Derik dhe Hakari në juglindje të Turqisë.

Turqi – 6 ushtarë bien dëshmorë në sulmin terrorist të PKK

Në sulmet terroriste të kryera nga pjesëtarët e organizatës separatiste PKK në qytezën Derik të Mardinit dhe në Hakari kanë rënë dëshmorë 6 ushtarë.

2 ushtarë ranë dëshmorë si pasojë e sulmit të terroristëve te PKK-së në qytezën Derik të Mardinit.

Në komunikatën e lëshuar nga prefektura e Mardinit thuhet se terroristët kanë hapur zjarr kundër forcave të sigurisë gjatë kontrollit gjyqësor të kryer në orën 06.20 në lagjen Bayir të Derikut për të kapur pjesëtarët e organizatës terroriste PKK.

Në zjarrin e parë që hapën terroristët u plagosën një nënoficer dhe një rreshter, të cilët pavarësisht të gjitha ndërhyrjeve të bluzave të bardha në spitalin Shtetëror të Derikut, ku u transferuan menjëherë pas plagosjes, nuk mbijetuan tonë dhe ranë dëshmorë.

“I lutemi Zoti të mëshirojë dëshmorët tanë trima, u shprehim ngushëllimet familjeve dhe të gjithë popullit. Aktivitetet që ndiqen në kuadër të përpjekjes me pjesëtarët e organizatës terroriste me qëllim që qytetarët tanë që jetojnë në këtë zonë ta vazhdojnë jetën në qetësi dhe siguri do të vazhdojnë me vendosmëri”, vijon komunikata e Prefekturës së Mardinit.

Kurse në sulmin terrorit në Hakari ranë dëshmorë 4 ushtarë.

Sipas informacionit të marrë nga burimet e sigurisë një eksploziv artizanal i kurthuar nga anëtarët e organizatës terroriste PKK afër fshatit Çimenli në rrugën tokësore Hakari-Çukurca është aktivizuar dhe ka shpërthyer në momentin e kalimit të forcave të sigurisë me detyrë në këtë zonë.

Në këtë sulm terrorist ranë dëshmorë 4 ushtarë.

Në zonë vazhdon operacioni me mbështetje edhe nga ajri për kapjen e terroristëve.



Lajme të ngjashme