Çavusoglu: Qeveria turke e merr fuqinë nga populli

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu tha se nëse përjetohet një ngërç në negociatat për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian, negociatat mund ti paraqiten popullit për referendum.

Çavusoglu: Qeveria turke e merr fuqinë nga populli

Ministri Çavuçoglu zhvilloi një takim ndërmjet delegacioneve dhe kokë më kotë me Ministrin e Jashtëm të Maltës George Vella.

Në konferencën e përbashkët për media pas takimit me homologun, Çavusoglu vlerësoi gjendjen e fundit në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave.

Ministri turk tha se Turqia ka hedhur hapa në lidhje me përgjegjësinë që i takon në lidhje me anëtarësimin në BE.

“Për fat të keq nga Bashkimi Evropian kanë ardhur disa deklarata negative. Arsyeja për këtë është reflektimi i islamofobisë në rritje në Union”.

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu tha se nëse përjetohet një ngërç në negociatat për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian, negociatat në mënyrë të natyrshme mund ti paraqiten popullit për referendum, pasi qeveria fuqinë e saj e merr nga populli.

Ai nënvizoi se paraqitja e referendumit në lidhje me marrëdhëniet me BE-në nuk është një shantazh ose një kërcënim por duhet vlerësuar si një këshillim me popullin dhe një kërkim mendimi të popullit për marrjen një vendimi jetik.

Në agjendën e Çavusoglusë ishte edhe vizita që pala gjermane kërkon të bëjë në Bazën Ushtarake Incirlik të Adanasë në Turqi.

Ai tha se nuk e shohin pozitivisht një vizitë të tillë dhe shtoi: “Ne kemi dhënë çdo mbështetje teknike për vendet që dëshirojnë të kenë ushtarë në Bazën e Incirlikut. Por në këtë fazë nuk shihet si e përshtatshme që forca politike që veçanërisht nuk janë ushtarake të vijnë në Bazën Incirlik. Nëse nga Gjermania dëshiron të vij një ekip ushtarak atëherë mund të vijë. Në të kundërt, ardhja e një delegacioni tjetër jo-ushtarak nuk është e përshtatshme. Kjo është shumë e qartë” tha Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu.



Lajme të ngjashme