Turqi - Forcat e sigurisë asgjësojnë 5 terroristë të PKK-së në lindje

Forcat e sigurisë asgjësuan 2 terroristë të PKK-së në Van dhe tre të tjerë në Bitlis.

Turqi - Forcat e sigurisë asgjësojnë 5 terroristë të PKK-së në lindje

Pesë pjesëtarë të organizatës terroriste PKK janë vrarë gjatë një operacioni antiterrorist në provincat lindore të Turqisë.

Forcat e sigurisë vranë dy pjesëtarë të PKK-së të martën në mbrëmje gjatë një operacioni në provincën Van, ndërsa tre të tjerë u vranë në provincën fqinje Bitlis të mërkurën.

Sipas një njoftimi të autoriteteve lokale në Van, përleshja e armatosur kishte shpërthyer në malin Tendurek të martën në mbrëmje kur terroristët e PKK-së kishin sulmuar forcat turke të sigurisë.

Një tjetër shkëmbim zjarri ndodhi të mërkurën në një pikë kontrolli në autostradën mes Vanit dhe provincës Bitlis, kur terroristët e PKK-së sulmuan policinë me armë zjarri dhe granata dore, njoftoi guvernatori i Bitlisit, Ahmet Cinar.


Fjalët Kyçe: PKK , Van , Bitlis , Tendurek , forcat e sigurisë , Turqi

Lajme të ngjashme