Turqi-6 të arrestuar për lidhje me "strukturat paralele"

Pjesëtarët e Departamentit për luftë kundër krimit të organizuar dhe trafikimit në Antalia kanë kryer bastisje në disa adresa.

Turqi-6 të arrestuar për lidhje me "strukturat paralele"

Në kuadër të hetimit ndaj organizatës terroriste të Fetullah Gylenit (FETO) e njohur ndryshe edhe si strukturat paralele shtetërore (FETO/PDY) në Antalia nga liria u privuan të paktën gjashtë të dyshuar, duke përfshirë pesë zv/komisarë të Drejtorisë së Policisë në këtë qytet.

Pjesëtarët e Departamentit për luftë kundër krimit të organizuar dhe trafikimit në Antalia kanë kryer bastisje në disa adresa duke arrestuar gjashtë persona nën dyshimet se kanë punuar për "strukturat paralele", të udhëhequra nga Fetullah Gylen.

Hetimet për këtë çështje janë duke u kryer në Ankara, Adana dhe Konia, kështu që në orët e ardhshme priten arrestime të reja të të dyshuarve.

Të dyshuarit akuzohen për anëtarësim në organizatën terroriste FETO/PDY dhe se kanë ndihmuar grupin terrorist për arritjen e objektivave të tyre.



Lajme të ngjashme