“Standard & Poor's” parashikon rritje të sistemit bankar islamik në Turqi

Agjencia ndërkombëtare e klasifikimit të kredive, “Standard & Poor's”, parashikoi sot se zhvillimet dhe nismat shtetërore të kohëve të fundit në fushën e sistemit të bankave me pjesëmarrje në Turqi do të kontribuojnë në zhvillimin e këtij sektori.

516076

“Jemi të mendimit se zhvillimet dhe nismat shtetërore të kohëve të fundit në fushën e sistemit të bankave me pjesëmarrje në Turqi do të luajnë një rol me peshë në rritjen e sektorit, ku deri më sot ishin aktive më shumë institucionet me kapital nga vendet e Gjirit”, thuhet në raportin me titull “Sistemi i Bankave me Pjesëmarrje në Turqi”, publikuar nga “Standard & Poor’s”.

Raporti në fjalë thekson se hyrja e bankave të reja me pjesëmarrje në treg turk, ku ia vlen të përmenden sidomos bankat shtetërore “Ziraat Katılım” dhe “Vakıf Katılım”, është një pikë kthese dhe arritje e rëndësishme në procesin e zhvillimit të sektorit bankar islamik.

“Standard & Poor’s” parashikoi gjithashtu se norma mesatare e rritjes në sektorin bankar turk do të bjerë deri në nivelin 11% gjatë viteve 2016-2019, ndërkohë që rritja e kreditimit të bankave me pjesëmarrje do të vazhdojë të jetë shumë mbi nivelin e rritjes së bankave tradicionale.

Lajme të ngjashme