Çelik: Turqia nuk do ta ndryshojë ligjin e antiterrorit

Ministri turk për çështjet e Bashkimit Evropian, Omer Çelik në konferencën e përbashkët të shtypit me homologun italian, Paolo Gentiloni, iu përgjigj edhe një herë hapur thirrjeve të BE-së për të ndryshuar legjislacionin e antiterrorizmit.

Çelik: Turqia nuk do ta ndryshojë ligjin e antiterrorit

Ministri i Turqisë për Marrëdhëniet me Bashkimin Evropian (BE), Omer Çelik u dha një përgjigje të qartë thirrjeve që BE-ja i bën Turqisë për të ndryshuar ligjin e antiterrorizmit, duke thënë se Ankaraja nuk do të bëjë ndonjë ndryshim në legjislacionin e saj.

Omer Çelik organizoi një konferencë të përbashkët shtypi me homologun italian Paolo Gentiloni, pas takimit dypalësh në Romë.

Nëse do të krijohet ndonjë dobësi në kapacitetin antiterrorist të Turqisë, atëherë kjo do të dëmtonte edhe Bashkimin Evropian, u shpreh Çelik.

“Siguria e Turqisë është siguria Bashkimit Evropian. Në këtë fazë ne e shprehim edhe një herë që nuk mund të bëjmë një ndryshim radikal në legjislacionin tonë, ndryshim i cili do të reduktonte kapacitetin tonë në përpjekjen me terrorizmin”, theksoi ai.

Omer Çelik bëri deklarata edhe në lidhje me lëvizjen e lirë pa viza të shtetasve turq në vendet evropiane.

- Risku dhe destabiliteti në rajonin përreth Turqisë vazhdon ende -

Duke nënvizuar faktin që risku dhe destabiliteti në rajonin përreth Turqisë vazhdon ende Ministri Çelik në lidhje me mekanizmat që duhen forcuar përballë këtij risku dhe destabiliteti tha se fillimisht duhen zgjidhur çështjet që kanë të bëjnë me sistemimin vullnetar të emigrantëve dhe liberalizimin e vizave, në mënyrë që të fillohet nga puna për forcimin e mekanizmave të tjera. “Ky nuk është një favor që i bëhet Turqisë (heqja e vizave), por është një diçka që Turqia e meriton. Unë mendoj se do të arrijmë të gjejmë një rrugëzgjidhje në lidhje me liberalizimin e vizave, do të jemi në gjendje të gjejmë një pikë të përbashkët”, shtoi ai.

Ndërsa Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Paolo Gentiloni rikonfirmoi edhe një herë përkrahjen e Italisë për anëtarësimin e plotë të Turqisë në BE dhe liberalizimin e vizave për qytetarët turq.



Lajme të ngjashme