Çavusoglu: Marrëveshja me Izraelin varet nga qëndrimi i Tel-Avivit

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, u prononcua sot në lidhje me negociatat për normalizimin e marrëdhënieve Turqi-Izrael.

Shefi i diplomacisë turke deklaroi se arritja ose jo e një marrëveshjeje me Izraelin në takimin e radhës varet nga qëndrimi i Tel-Avivit zyrtar.

Mevlut Çavusoglu iu përgjigj interesit të gazetarëve gjatë një konference shtypi së bashku me homologun e tij turkoqipriot, Tahsin Ertugruloglu.

“Kushtet e Ankarasë për normalizimin e marrëdhënieve Turqi-Izrael, të cilat u tensionuan pas sulmit ndaj anijes “Mavi Marmara” në ujëra ndërkombëtare, janë të thjeshta”, sqaroi kryediplomati turk.

Ai nënvizoi se ndihmat humanitare duhet të mbërrijnë në Gazë.

“Nuk mendoj se ka diçka rreth Hamasit në normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin. S’ka dhe as që mund të ketë një kusht lidhur me Hamasin në bisedimet tona”, shtoi Çavusoglu.

Lajme të ngjashme