Yildirim: Ne jemi shpresa e të shtypurve në mbarë botën

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim tha se Turqia do të vazhdojë të jetë shpresa e shtypurve.

Yildirim: Ne jemi shpresa e të shtypurve në mbarë botën

Yildirim, me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, publikoi një mesazh në llogarinë e tij të rrjetit social Twitter.

Kryeministri, në mesazhin e tij shkruante: “Atyre që na u drejtuan për ndihmë, ne nuk i pyetëm gjuhën, fenë apo racën dhe i shtrimë atyre dorën e ndihmës. Ne nuk i mbyllëm veshët tanë për thirrjet nga të katërta anët e botës. Pasi ne jemi shpresa e tyre, sepse ne jemi Turqi”.

Në mesazhin e tij në rrjetin social, ai postoi edhe fotografinë e disa fëmijëve që buzëqeshnin përpara çadrës së Gjysmëhënës së Kuqe Turke, në kampin e refugjatëve në Islahiye të rrethit Gaziantep në Turqi.



Lajme të ngjashme