Turqi - Ani Oren, kandidat për në UNESCO

Ministria turke e Kulturës dhe Turizmit është vënë në veprim për të futur në Listën e UNESCO-s për Veprat Historike të Trashëgimisë Botërore rrënojat e vjetra “Ani Ören”, të cilat kanë një të kaluar 5 mijë vjeçare.

ani ören yeri.jpg
ani ören yeri2.jpg

Ministria ka dërguar në Kars një ekip profesionistësh prej 5 vetash për të bërë për 2 ditë xhirime në këtë vendbanim të lashtë me qëllim për t’ia paraqitur më pas UNESCO-s.

Filmi prezantues dhe fotografitë që do të bëhen këtu pasi të jenë përgatitur në formën e dokumentarit do të dorëzohen në Këshillin e UNESCO-s për listën e qendrave historike me seli në Francë.

Këshilli pasi ta vlerësojë kërkesën e Turqisë në gusht do të deklarojë se do të përfshihen apo jo në Listën Botërore të Qendrave Historike rrënojat “Ani Ören”.


Fjalët Kyçe: Ani Oren , UNESCO , qendër historike

Lajme të ngjashme