Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Stërvitja ushtarake në Turqi me pjesëmarrjen e 19 vendeve

“Stërvitja Ndërkombëtare Drita 2016” filloi në qytetin Konya të Turqisë.

Stërvitja ushtarake në Turqi me pjesëmarrjen e 19 vendeve

Në këtë stërvitje marrin pjesë 19 vende në mënyrë aktive dhe si vëzhguese.

Stërvitja që mirëpritet nga Turqia zhvillohet në Komandën e Bazës Kryesore të 3-të të Avionëve në Konya.

Krahas Forcave Ajrore, Tokësore dhe Detare të Turqisë, në stërvitje marrin pjesë edhe forcat ushtarake të Azerbajxhanit, Republikës Turke të Qipros së Veriut, Rumanisë, Arabisë Saudite dhe Hungarisë.

Kurse Belgjika, Katari, Kenia, Kosova, Libani, Maqedonia, Malejzia, Polonia, Sudani, Kili, Greqia, Bangladeshi dhe Singapori marrin pjesë si vëzhguese.

Me anë të kësaj stërvitjeje planifikohet që të kontrollohet dhe të zhvillohet procesi i kontrollit të komandës në kuadër të Operacionit të Shpëtimit të personelit dhe të rritet niveli i trajnimit të pilotëve të avionëve reaktivë, avionëve të komandimit dhe kontrollimit si dhe helikopterëve.

Stërvitja do të vazhdojë deri në 30 qershor.



Lajme të ngjashme