Bodrumi, një nga qytezat më të preferuara të turistëve nga mbarë bota

Anija pasagjere me flamur të Valletta-s "Thomson Dream" hodhi spirancën në Portin e Bodrumit.

Bodrumi, një nga qytezat më të preferuara të turistëve nga mbarë bota

Në kruazierën 232 metra të gjatë të ardhur nga ishulli Santorini gjenden 1 516 turistë kryesisht me nënshtetësi angleze dhe 636 persona të personelit.

Pas veprimeve doganore, turistët zbritën nga anija, bënë pazare, hynë në det dhe vizituan kalanë dhe vendet historike të qytezës.

Më vonë anija do të niset drejt ishullit Siros së Greqisë.

Ndërkaq, anija e transportit 99 metra e gjatë e ardhur në Marmara me jahte ka ankoruar në port.

Pas proceduarave të doganës, jahtet nga anija u zbritën në det.

Autoritetet e Administrimit të Portit të Marmarasë, bënë të ditur se transporti i jahteve nëpërmjet kësaj anije, kishte një kosto më të ulët.

Ata bënë të ditur gjithashtu se pronarët e këtyre jahteve do të vijnë në Bodrum me avion dhe do të vazhdojnë pushimet me jaht në gjiret e famshme të Egjeut të Jugut.



Lajme të ngjashme