Turqia kthen prapa raportin e PE-së

Turqia ktheu prapa raportin e Parlamentit Evropian (PE) me arsyetim se aludon në pranimin e pretendimeve armene.

Turqia kthen prapa raportin e PE-së

Turqia ktheu prapa raportin e Parlamentit Evropian (PE) me arsyetim se aludon në pranimin e pretendimeve armene.

Raporti në fjalë, i cili në prill u pranua me 375 vota, përfaqësisë së përhershme të Turqisë në BE, iu dërgua dje.

Përfaqësia e përhershme e Turqisë në BE, e ktheu raportin prapa pa e futur fare në procedurë.

Burimet diplomatike thonë se arsyetimi i kthimit është aludimi në pranimin e pretendimeve armene në lidhje me ngjarjet e vitit 1915 që ka qenë edhe shkaku kryesor i anulimit të raportit të vitit të kaluar.

Ish-Ministri i Integrimit Evropian, Volkan Bozkir kishte thënë se raporti nuk do të ketë asnjë fuqi ligjore për Turqinë dhe do të kthehet prapa.

Edhe për raportin e vitit të kaluar të miratuar nga Parlamenti Evropian ish-Ministri Bozkir kishte thënë që “Në qoftë se do të bëhen aludime për pretendime të ngjarjeve të vitit 1915 në lidhje me të ashtuquajturën masakër, atëherë raportin do ta kthejmë. Fatkeqësisht raportin e vitit të kaluar e shpallëm pa asnjë vlerë ligjore dhe e kthyem prapa. Fatkeqësisht edhe këtë vit në raportin e Parlamentit Evropian zë vend referenca e njëjtë. Pavarësisht të gjitha përpjekjeve tona, të gjitha paralajmërimeve, nuk u bë e mundshme heqja e kësaj reference. Për këtë arsye edhe ky raport u shpall i pavlefshëm. Përfaqësuesi ynë i përhershëm në Parlamentin Evropian do ta kthej raportin”.



Lajme të ngjashme