Ekspozita e ushtarit turk

Fotografitë e gdhendura në memorie në operacionet anti-terror të personelit të Forcave të Armatosura Turke, të shfaqura në ekspozitën “Mehmetçiku në syrin e Mehmetçikut”, fotografi këto të vizatuara me laps nga 12 ushtarë piktorë, janë kthyer në një video

Ekspozita e ushtarit turk

Në Sallën e Ekspozitave në Mozoleun e Ataturkut, Anitkabir, punimet me laps të zi në ekspozitën e hapur nga ana e Presidentit Recep Tyyip Erdogan në datën 19 maj, janë hedhur në platformë digjitale nga ana e Shtatmadhorisë turke me qëllim që të mund të shihen edhe nga populli i cili nuk pati mundësi të vizitojë ekspozitën.

Në video-klibin e përgatitur, zënë vend punimet me kalem të zi nga operacionet antiterror në Nusaybin, Sur, Cizre, Silopi dhe Yuksekova.

Ushtarët piktorë, në vizatime e tyre shfaqin ushtarët dhe policët të cilët marrin pjesë në detyrë krahë për krahë, pastrimin e bombave artizanale, si dhe bashkëbisedimet e ushtarëve me popullin dhe fëmijët.



Lajme të ngjashme