Turqia, ndër vendet me ushqimet më të lira në Evropë

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Turqisë mbi Paritetin e Fuqisë Blerëse për vitin 2015, Turqia rezulton në mesin e vendeve me ushqimet më të lira në Evropë.

market alışverişi
Fiyat düzeyi endeksi 2015 yılı için

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) ka publikuar të mërkurën rezultatet e Paritetit të Fuqisë Blerëse (PPP) për vitin 2015 (sipas shportës së konsumit me ushqime, pije joalkoolike dhe duhan).

Hulumtimi për çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, që është bërë në 37 shtete të ndryshme të Evropës, në mesin e të cilave llogariten edhe vendet anëtare të BE-së, Zvicra rezulton të ketë indeksin më të lartë të nivelit të çmimeve prej 173, ndërsa Maqedonia është vendi me indeksin më të ulët prej 58.

Ndërsa indeksi i nivelit të çmimeve në Turqi është 90, shifër kjo që e rendit atë në vendin e 23-të ndër 37 shtetet e lartpërmendura.

Indeksi i nivelit të çmimeve e tregon fuqinë blerëse në përputhje me kursin real të këmbimit valutor në krahasim me vlerën e monedhave të vendeve, ku është bërë hulumtimi.

Një vend me indeks të lartë llogaritet si vend i shtrenjtë dhe një vend me indeks të ulët është shtet me çmime të lira.

Në bazë të hulumtimit, shporta e konsumit, që në Maqedoni mund të sigurohet me 58 euro, në Shqipëri me 68 euro, në Turqi do të kushtonte 90 euro, në Bashkimin Evropian 100 euro, ndërsa në Zvicër 173 euro.



Lajme të ngjashme