Ushtria turke asgjëson pozicione të DAESH-it dhe PKK-së

Të paktën 10 terroristë të DAESH-it janë asgjësuar gjatë një operacioni të ushtrisë turke ndaj disa pozicioneve të organizatës terroriste në veri të Sirisë, nga ku ajo përgatitej të hapte zjarr në drejtim të Turqisë.

Si rezultat i goditjeve të Forcave të Armatosura të Turqisë me obusë “Furtuna” dhe i sulmeve ajrore të koalicionit ndërkombëtar janë shkatërruar 17 objektiva, që përbëheshin nga raketahedhës shumëgrykësh dhe mortaja të DAESH-it.

Ushtria turke ndërmori një operacion ajror edhe kundër organizatës terroriste e separatiste, PKK.

Gjatë këtij operacioni ajror në zonën Avasin/Basyan u shkatërruar 2 vendstrehime të organizatës terroriste dhe separatiste.

Bëhet e ditur se në të dy vendstrehimet e shkatërruara kishte terroristë, por numri i saktë i tyre do të përcaktohet pas raportit të ekipit zbulues.

Avionët luftarakë turq përfunduan me sukses misionin e tyre dhe u kthyen në bazë.

Lajme të ngjashme