Turqia do ta operojë terrorin me bisturinë e punësimit

Përmes projekteve gjigande në drejtim të hajes së mijërave vendeve të reja të punës Turqia vazhdon të shërojë plagët e shkaktuara nga terrori i PKK-së në disa zona lindore dhe juglindore të vendit.

Turqia do ta operojë terrorin me bisturinë e punësimit

Vazhdon fashimi i plagëve që ka shkaktuar organizata terroriste PKK në zonat lindore dhe juglindore të Turqisë.

Në vitin 2017 në Diyarbakir, i cili është pastruar nga strofkat terroriste, do të fillojë nga puna projekti për ndërtimin e një qyteti tekstili (Tekstilkent Projesi), i cili do të sigurojë më shumë se 10 mije vende të reja pune. Firmat e interesuara që duan të investojnë në këtë projekt gjigand, trualli i të cilit është caktuar nga shteti, janë vënë që tani në lëvizje.

Ndërsa në qytezën Sur të Diyarbakirit ka nisur një projekt tjetër, “Programi në Dobi të Shoqërisë”, për punësimin edhe të 2 mijë e 850 personave të tjerë pas fillimit nga puna në muaj mars të 3 mijë të prekurve nga terrori.

Një kontribut të madh në zhvillimin ekonomik të rajonit do të japë edhe Liqeni Artificial “Silvan Barajı” që po ndërtohet në kuadër të projektit të madh të Anadollit Juglindor (GAP). Liqeni do të sigurojë ujitjen e tokave bujqësore në një sipërfaqe prej 2,5 milionë metrash katrorë.



Lajme të ngjashme