OKB nderon me medalje Turqinë për mbrojtjen e shtresës së ozonit

Programi i OKB-së për Mjedisin (UNEP) i ka dhënë Turqisë medalje nderi për mbrojtjen e shtresës së ozonit dhe respektimin e Protokollit të Montrealit., shkruan ditorja “Vatan”.

ozon-tabakasi2.jpg

Programi i OKB-së për Mjedisin (UNEP) i ka dhënë Turqisë, e cila renditet në mesin e vendeve që e zbatojnë me sukses Protokollin e Montrealit, “Medaljen e Nderit për Mbrojtjen e Shtresës së Ozonit në Rrjetin Rajonal Evropë-Azi Qendrore për Ozonin”.

Sipas komunikatës me shkrim të Ministrisë së Mjedisit dhe Urbanizimit Turqia është pjesë e “Protokollit të Montrealit për Substancat që Hollojnë Shtresën e Ozonit” që nga viti 1991.

Në kuadër të protokollit në fjalë Turqia zbaton masa të forta në drejtim të kuotave lidhur me importin e substancave që hollojnë shtresën e ozonit. Sasia e importit të këtyre lloj substancave nga 4 mijë e 800 tonë që ka qenë në vitin 2009, në vitin 2016 është reduktuar në 400 tonë.



Lajme të ngjashme