Erdogani i kërkon BE-së të mos testojë durimin e Turqisë

Në fjalën drejtuar deputetëve në një program iftari organizuar në Kompleksin e Presidencës në Ankara, Presidenti Erdoan tha se marrëdhëniet me Bashkimin Evropian do të vazhdojnë aq sa të shkojnë vet, pa e dëmtuar qëndrimin tonë kombëtar.

Erdogani i kërkon BE-së të mos testojë durimin e Turqisë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se marrëdhëniet me Bashkimin Evropian (BE) do të vazhdojnë deri aty ku të shkojnë vetë, pa e dëmtuar qëndrimin tonë kombëtar.

Në fjalën drejtuar deputetëve në një darkë iftari organizuar në Kompleksin e Presidencës, Erdoan në lidhje me marrëdhëniet me BE-në nënvizoi se në këto marrëdhënie nuk duhet lënduar kurrë qëndrimi vendor dhe kombëtar.

-Turqia nuk është një vend dosido, theksoi Erdoan dhe vijoi: “Asnjë të mos tentojë të testojë durimin tonë duke na treguar 3-mijëvjeçarin për t’u anëtarësuar me të drejta të plota në Bashkimin Evropian”.

Në fjalën e tij Presidenti Erdoan u ndal edhe në çështjen e antiterrorizmit.

Lufta që vazhdon brenda dhe jashtë vendit kundër organizatave terroriste do të vazhdojë me vendosmëri, u shpreh Presidenti Erdoan.

  - Do të kundërshtojmë me të gjitha mundësitë një zhvillim në veri të Sirisë që kërcënon të ardhmen e vendit dhe popullit tonë –

“Klimën e qetësisë dhe të sigurisë do ta ndërtojmë dhe konsolidojmë duke marrë të gjitha masat. Shteti, terroristit do ti tregojë grushtin e hekurt, ndërsa popullit të vuajtur të rajonit do ti tregojë fytyrën e dhembshurisë e dashamirësisë. Ne do ta kundërshtojmë deri në fund duke përdorur të gjitha mundësitë tona politike, diplomatike e ushtarake një formacion në kufijtë tanë me Sirinë, që do të kërcënonte të ardhmen e vendit dhe popullit tonë. Cilido qoftë, ne si Turqi nuk do të lejojmë kurrë krijimin e një formacioni të tillë në veri të Sirisë”, u shpreh Erdoan.  

Presidenti Erdoan premtoi zgjidhjen në një të ardhme afatshkurtër të problemeve që po jeton ekonomia, eksporti dhe turizmi duke thënë se në një të ardhme afatmesme dhe afatgjatë do të zbatojnë transformime strukturore që do të sigurojnë realizimin e objektivave të vitit 2023.

Punimet në fushën e demokracisë, të drejtave dhe lirive ne do ti vazhdojmë pavarësisht të gjitha kërcënimeve që i drejtohen Turqisë, cilësoi Erdoan dhe tha: “Pasi demokracia është themeli i pashmangshëm edhe për zhvillimin, edhe për qetësinë e mirëqenien. Ne do ti lëmë mënjanë komplekset, që janë produkt i problemeve që janë shfaqur gjatë aspiratës tonë 150-vjeçare për demokraci, dhe do të ndërtojmë e forcojmë një demokraci origjinale, e cila do të jetë në përshtatje me popullin tonë dhe me nevojat e qindramilionëve që i kanë lidhur shpresat me ne”.



Lajme të ngjashme