Çavusoglu: Do të hidhen hapat për të drejtat e myslimanëve të Arakanit

I ndodhur për vizitë në Birmani, Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu vizitoi edhe zonën e Arakanit.

Çavusoglu: Do të hidhen hapat për të drejtat e myslimanëve të Arakanit

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu ka thënë se do të hidhen hapat për të drejtat e myslimanëve të Arakanit.

Ministri i Jashtëm Çavusoglu i ndodhur për vizitë në Birmani kaloi në rajonin e Arakanit.

Çavusoglu vizitoi edhe lagjen Auna Minnar të myslimanëve të dëbuar nga Arakani që ndodhet në qytetin Sitve (Sitwee).

Auna Minnar është lagjja e vetme e myslimanëve e mbetur në qytet pas sulmit të budistëve fanatik në vitin 2012 dhe kjo lagje është kthyer pothuajse në burg të hapur.

Myslimanët të jetojnë në këtë lagje janë të ndaluar të dalin jashtë, të punojnë, të shkollohen madje edhe të dërgojnë të sëmurit e tyre në spital.

Mënyra e vetme e ekzistencës së banorëve të kësaj lagjeje janë ndihmat e dërguara nga Turqia.

Gjatë përshëndetjes me banorët e kësaj lagjeje myslimane Ministri Çavusoglu theksoi se Turqia asnjëherë nuk la vetëm vëllezërit e saj në Arakan qoftë me ndihma humanitare, qoftë me mbrojtjen e të drejtave të tyre, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Ne asnjëherë nuk harruam dhe nuk do ta harrojmë këtë vend. Ju sollëm përshëndetjet e Presidentit, Kryeministrit tonë”.

Myslimanët e Arakanit, gjatë takimit i përcollën ministrit Çavusoglu problemet me të cilat ballafaqohen.

Duke e bërë të ditur se Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, TIKA do të ndërtojë për myslimanët e Arakanit një shkollë dhe një klinikë mjekësore, Ministri Çavusoglu tha: “Nuk është e pranueshme që këta njerëz të mbahen të izoluar brenda një fshati sikurse në burg. Jemi të mendimit se gjatë periudhës së ardhshme do të hidhen hapat e nevojshme në disa të drejta të tjera si shtetësia”.

Më pas Mevlut Çavusoglu bëri iftar së bashku me myslimanët e Arakanit.

Në iftarin e organizuar nga ana e TIKA-s dhe Ambasadës Turke u shtrua sofra për 4 mijë persona dhe më pas u bënë lutje për paqe.

Çavusoglu në Arakan përveç myslimanëve u takua edhe me budistët.

Ministri Çavusoglu vizitoi edhe jetimoren dhe qendrën rinore të ndërtuar nga ana e TIKA-s dhe u interesua veçmas me fëmijë dhe të rinjtë.   



Lajme të ngjashme