Turqi – Arrin në 20 milionë e 350 mijë numri i automjeteve të regjistruara

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Turqisë (TUIK) numri i mjeteve motorike të regjistruara në Turqi deri në fund të muajit prill ka arritur në 20 milionë e 350 mijë e 893, ku pjesën më të madhe e zënë automobilët me 53,2%.

Turqi – Arrin në 20 milionë e 350 mijë numri i automjeteve të regjistruara

Numri i mjeteve rrugore në Turqi ka arritur në 20 milionë e 350 mijë e 893.

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) publikoi të dhënat në lidhje me mjetet motorike për muajin prill.

Sipas shifrave të TUIK-ut, 53,2% të mjeteve rrugore e përbëjnë automobilët, 16,3% janë kamionçina, 14,5% janë motoçikleta, 8,5% janë traktorë, 4% kamionë, 2,2% minibusë, 1,1% autobusë dhe 0,2% janë automjete për përdorim të veçantë.

60,4% e automjeteve të regjistruara e përbëjnë autoveturat, të ndjekura këto nga kamionçinat me 14,7%, motoçikletat me 14,3%, traktorët me 6,5%. Ndërsa 4,2% e automjeteve janë të llojit minibus, autobus, kamion dhe mjete për përdorim të veçantë.

40% e 10 milionë e 816 mijë e 43 autoveturave të regjistruara në trafik punojnë me LPG, 32,3% janë me naftë dhe 27,3% përdorin si lëndë djegëse benzinën. Ndërsa për 0,4% e autoveturave lënda djegëse nuk është përcaktuar.



Lajme të ngjashme