Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Përse interesohet Gjermania me armenët osmanë, mos i pa gjë në ëndërr?!

Cili është synimi i vërtetë i miratimit të një rezolute të tillë mbi pretendimet e pabaza armene dhe për një ngjarje që ka ndodhur 100 vite më parë?

10-11/Files\UploadedImages\34ba5dcc727840bbb7121808d66b177c_Ermeni soykırımı.jpg

Me votimin e bërë javën e kaluar Parlamenti Federal i Gjermanisë e pranoi me një shumicë të qartë kundrejt një vote kundër dhe një abstenimi se gjatë viteve 1915-1916 në Perandorinë Osmane është zbatuar “gjenocid” kundër armenëve dhe të krishterëve të tjerë. 

Ky përbën ndoshta një nga vendimet e rralla që partitë në pushtet e kanë nxjerrë në aleancë me partitë e opozitës. Një rol të madh në miratimin e kësaj rezolute ka luajtur në veçanti edhe bashkëkryetari me origjinë turke i partisë së të Gjelbërve në opozitë, Xhem Ëzdemir (Cem Özdemir). Pasi ky ishte edhe ai që mbajti fjalën më të gjatë falënderuese pas miratimit të p/rezolutës.

Natyrisht që kjo rezolutë, ashtu si edhe të ngjashmet që kanë miratuar parlamentet e vendeve të tjera, nuk është detyruese, apo nuk ka ndonjë anë sanksionuese, më shumë është simbolike. Patjetër që Republika e Turqisë nuk është përgjegjëse për mëkatet që kanë bërë Xhonturqit aventurierë në periudhën e Perandorisë Osmane dhe nuk është as adresa që duhet të përgjigjet për këtë. Për më tepër në vitet për të cilat bëhet fjalë gjermanët kanë qenë më të shumë në numër se osmanët në postet drejtuese të Perandorisë. Pasi kanë qenë përsëri këta ushtarakë gjermanë me detyrë në Perandorinë Osmane që kishin thënë se këto ngjarje një ditë mund të përdoren si material për të akuzuar Shtetin Osman me gjenocid dhe se për ta parandaluar një gjë të tillë ata i kishin marrë me përpikëri masat e nevojshme.       

Ato që ndodhën në atë kohë gjermanët i panë si pasoja të luftës dhe deri më sot nuk i bënë asnjëherë objekt diskutimi. Po çfarë ndodhi që sot ata e sollën këtë çështje në qendër të vëmendjes? 

Vallë zemrat e tyre nuk ishin në gjendje të duronin me të vërtetë dhimbjet që u jetuan në këtë hapësirë gjeografike? Përse në Gjermani, ku jetojnë pothuajse 4 milionë turq, u hodh një hap i tillë, i cili mund të ndikojë ekuilibrat e politikës së brendshme të këtij vendi?

Përse marrëdhëniet shumë të mira deri më sot pezullohen ose prishen përmes një çështjeje ndjellakeqe që ka ndodhur këtu e 100 vite më parë? Unë mendoj se prapa një vendimi të tillë (për miratimin e p/rezolutës armene) qëndrojnë dy qëllime kryesore. I pari është për ti dhënë një frymëmarrje opozitës së brendshme politike në Turqi, opozitë që tashmë ka kaluar në gjendje agonie dhe natyrisht vendosja e një barriere përpara vizionit që ka përcaktuar Turqia për vitin 2023 (100-vjetori i republikës), si dhe të bllokojë përpjekjen e saj (Turqisë) për të hyrë në dhjetë ekonomitë më të mëdha të botës.

Ndërsa qëllimi i dytë është që dinamikën rajonale ta trajtësojnë në drejtim të interesave dhe kërkesave të tyre, ashtu siç kanë vepruar edhe më parë. Me sa duket mendohet që nga kufijtë e vizatuar si me vizore dikur nuk është marrë mjaftueshëm një përfundim i kënaqshëm që synojnë të bëjnë ndarje të tjera në mikropërmasa.

- Nga Prof. Dr. Mazhar Bağlı, ligjërues në Degën e Sociologjisë së Fakultetit të Shkencave Njerëzore dhe Sociale pranë Universitetit “Karatay", Konya -



Lajme të ngjashme