Erdogan: 10 miliardë dollarë shpenzime për refugjatë nuk janë humbje, por fitim

Presidenti Recep Tayyip Erdogan mbajti një fjalim në iftarin e shtruar nga ana e Shoqata e Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Pavarur, MUSIAD.

Erdogan: 10 miliardë dollarë shpenzime për refugjatë nuk janë humbje, por fitim

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka thënë se Turqia me 10 miliardë dollarë shpenzime të bërë për refugjatët gjatë këtyre 6 viteve nuk do të humbet por të kundërtën do të dalë fituese.

Presidenti Erdogan në fjalën e tij të mbajtur gjatë iftarit tradicional të shtruar në Qendrën e Kongreseve në Haliç të Stambollit nga ana e Shoqatës së Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Pavarur, MUSIAD, ka thënë se për çdo ditë në Irak, Siri, Palestinë e Birmani është duke u masakruar ose torturuar nga një mysliman, ndërsa vuri theksin se me miliona myslimanë të tjerë të ikur nga luftimet në vendet e tyre janë duke bërë përpjekje për të mbijetuar në vende të ndryshme.

Duke e bërë të ditur se ujërat e Detit Mesdhe vazhdojnë të bëhen varr për qindra emigrantë të dhënë pas shpresave të tyre, Presidenti Erdogan tha: “Në Afrikë janë vëllezërit tanë, të cilët nuk gjejnë ujë të pastër dhe një copë buke për të bërë iftar. Natyrisht se begatia rritet me shtimin e partnerëve. Ta jetojmë muajin e shenjtë të Ramazanit me vetëdijen e këtij realiteti do të jetë fitimi më i madh për të gjithë. Ne si vend dhe popull nuk kemi të drejtë që ti kthejmë shpinën asnjë të shtypuri, asnjë të varfëri. Duke filluar nga rrethi ynë i afërt ne duhet të kujdesem për të gjithë nevojtarët në vendin tonë përfshirë edhe mysafirët sirianë dhe irakianë. Ata janë refugjatët jetët dhe fati i të cilëve na janë besuar ne. Besoj se të gjithë anëtarët e MUSIADIT i dalin për zot mysafirëve tanë me ndërgjegjen e ensarve”.

Duke rikujtuar se një pjesë e refugjatëve në Turqi janë të strehuar në çadra dhe një pjesë tjetër në shtëpi kontejner, Presidenti Erdogan tha se në të vërtet dëshirojnë që të gjithë refugjatët të jetojnë në kontejner dhe se kjo do të jetë në dobi të Turqisë.



Lajme të ngjashme