“Yjet Turke” mahnitin mbi qiellin e Holandës

Në kuadër të ditëve të promovimit të Forcave të Ajrore të Holandës, në shfaqen në Bazën Ajrore Leeuwarden, morën pjesë edhe 7 avionë luftarakë të ekipit “Yjet Turke”.

“Yjet Turke” mahnitin mbi qiellin e Holandës

Për shfaqen që zgjati rreth 40 minuta në qiellin e Holandës, krahas turqve që jetojnë në këtë vend, një interes të madh treguan edhe holandezët.

Lideri i “Yjeve Turke”, kapiteni Osman Yigci (Yığcı), tha se ekipi turk i akrobacisë ajrore, në çdo shfaqe të dhënë jashtë shtetit, përpiqet të tregojë fuqinë e flamurit turk, aftësinë e pilotëve turq si dhe fuqinë e Forcave të Armatosura Turke dhe të Turqisë.

Ai u shpreh se ata janë ‘skuadra kombëtare’ në qiellin e Turqisë.

Edhe lideri i “Solo turk”, kapiteni Kemal Koyunluoglu tha se më 19 qershor do të përfshihen në një shfaqe në Danimarkë dhe krahas kësaj, brenda vitit do të shfaqin performancë edhe në Austri.



Lajme të ngjashme