Yildirim: Të vendosur për luftë deri në shfarosjen e terroristëve

Kryeministri Binali Yildirim, duke bërë të ditur se lufta kundër terrorit do të vazhdojë me vendosmëri, tha: “askush të mos ketë dyshim, ne do ta mposhtim terrorin”.

Yildirim: Të vendosur për luftë deri në shfarosjen e terroristëve

Kryeministri Yildirim, dje, mori pjesë në një ceremoni inaugurimi kolektiv në rrethin Van dhe hapi iftarin sëbashku me popullin.

Ai dha mesazhe të rëndësishme përsa i përket luftës kundër terrorit dhe theksimin e vendosmërisë së luftës në fjalë, e ripërsëriti edhe një herë nga rrethi i Vanit.

Ai shpjegoi se ashtu si njerëzit e rajonit lindor, edhe zejtarët janë ndikuar nga terrori.

“Për të gjithë ata që kanë bërë që të përjetohen këto dhimbje dhe që për më tepër thonë se këtë e bëjnë “për të mbrojtur popullin kurd” po drejtoj një pyetje. Shërbimi ndaj popullit kurd bëhet me presion dhe duke i shkaktuar shqetësime zejtarëve? Dashuria ndaj këtij populli, shërbimi ndaj tij, a bëhet me hapjen e gropave nëpër lagje, me shkatërrimin e rrugëve dhe duke i kthyer rajonet dhe rrugët që i kanë shpëtuar vetë ky popull në një rreth zjarri? Dashuria për popullin kurd, a është djegia e kantiereve të ndërtimit dhe makinerive të atyre që me të vërtetë mundohen ti shërbejnë këtij populli?” tha Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim.



Lajme të ngjashme