Treni i parë kombëtar turk del në ‘skenë’

Sipas lajmit të Gazetës ‘Sabah’, përshpejtohen punimet për vënin në shërbim të Trenit të Shpejtësisë së Lartë (YHT).

508891
Treni i parë kombëtar turk del në ‘skenë’

Treni i parë kombëtar i Shpejtësisë së Lartë që ishte prezantuar për herë të parë në mbledhjen e zhvilluar në Stacionin e Trenave të Ankarasë më datë 17 dhjetor 2013, planifikohet të vihet në shina në vitin 2018.

Në kuadër të direktivave të Presidentit Recep Tayyip Erdogan për të prodhuar vetë teknologjinë e hekurudhave në vend dhe eksportimin e saj jashtë shtetit, punimet vazhdojnë me tërë shpejtësinë.

Ky projekt ishte vënë në jetë nga Ministri i asaj kohe i Transportit, Detarisë dhe Komunikacionit, sot Kryeministër i Turqisë, Binali Yildirim.



Lajme të ngjashme