Llogaritë zyrtare të medias sociale të kryeministrit Yildirim

Deklarohen llogaritë zyrtare të medias sociale që do të përdoren në emër personal nga ana e Kryeministrit Binali Yildirim.

Llogaritë zyrtare të medias sociale të kryeministrit Yildirim

Madje Kryeministri turk ndau edhe mesazhin e parë në Twitter.

Në deklaratën për media të bërë nga ana e kryeministrisë, u bë e ditur se Kryeministri Binali Yildirim nuk do të përdorë më llogarinë personale të mëparshme të medias sociale.

Këtej e tutje, Kryeministri Yildirim do të përdorë rrjetet sociale nëpërmjet llogarisë institucionale.

Në deklaratë theksohet se përveç llogarive zyrtare të publikuara në fletoren zyrtare, të mos merren në konsideratë llogari të tjera që mund të përmbajnë emër të ngjashëm.

Sipas kësaj, në Twitter dhe Instagram, Kryeministri do të përdorë: TC_Basbakan, kurse në Facebook: tcbasbakan.

Kryeministri në mesazhin e tij të parë në llogarinë e re në Twitter shkroi: “Të gjitha vështirësitë që na dalin përpara në rrugën e shenjtë ku ecim me të Nderuarin President, Recep Tayyip Erdogan dhe shokët e kauzës, do ti kapërcejmë me lutjet dhe mbështetjet tuaja”.

Kurse në mesazhin e dytë, Kryeministri Yildirim i uroi gjithë popullit muajin e Ramazanit”.



Lajme të ngjashme