Turqi - Rritet në 3 numri i policëve dëshmorë në sulmin e PKK

Ka rënë dëshmor edhe një polic tjetër i plagosur rëndë në sulmin e pabesë të kryer dje me një autobombë nga terroristët e organizatës separatiste PKK në qytezën Midyat të Mardinit.

Turqi - Rritet në 3 numri i policëve dëshmorë në sulmin e PKK

Në sulmin terrorist të të mërkurës kishin rënë në krye të detyrës 2 gra pjesëtare të policisë turke, kishin humbur jetën 3 civilë dhe ishin plagosur 51 të tjerë, nga të cilët 23 janë civilë.

Shumica e të plagosurve janë fëmijë.

Dhimbja është dyfishuar pas lajmit që erdhi se njëra prej policeve që ra dëshmor kishte qenë në muajin e 6-të të shtatzënisë.

Në këtë sulm terroristët kishin përdorur 500 kg eksploziv dhe nga fuqia e shpërthimit kanë pësuar dëme të rënda materiale shumë banesa dhe dyqane.



Lajme të ngjashme