Spanjë – Parlamenti i Galicisë hedh poshtë pretendimet armene

P/rezoluta rreth pretendimeve të pabaza armene, që i ishte paraqitur për shqyrtim Parlamentit të Galicisë nga Grupi i Përzierë, u rrëzua me 38 vota kundër dhe 32 në favor.

Spanjë – Parlamenti i Galicisë hedh poshtë pretendimet armene

Pretendimet e pabaza armene për ngjarjet e vitit 1915 janë refuzuar në Spanjë.

Kuvendet rajonale të 17 administratave autonome të Spanjës hodhën poshtë një projektrezolutë në lidhje me pretendimet e gënjeshtra armene.

P/rezoluta rreth pretendimeve të pabaza armene, që i ishte paraqitur për shqyrtim Parlamentit të Galicisë nga Grupi i Përzierë më datë 25 prill, por që u votua ditën e djeshme (8 qershor), u rrëzua me 38 vota kundër dhe 32 në favor.

Kjo p/rezolutë u hodh poshtë falë votave të Partisë Popullore (PP), forcë politike konservatore e djathtë që zotëron shumicën parlamentare jo vetëm në Galici, por edhe në Senatin e Spanjës; ndërkohë që votat pro pseudopretendimeve armene erdhën nga ekstremi i majtë, i cili formohet nga Blloku Nacionalist i Galicisë (BNG) dhe Partia Socialiste e Galicisë (PSdeG), një filial i Partisë Socialiste të Punëtorëve Spanjollë (PSOE).

Menjëherë pas votimit ka ardhur edhe një koment nga ambasadori i Republikës së Turqisë në Madrid, Omer Onhon.

“Parlamenti i Galicisë nuk është influencuar nga retorizmi i njëanshëm armen dhe ka marrë një vendim të drejtë”, tha ai.

Më parë, në maj të vitit 2015, një draft mbi pretendimet e pabaza armene ishte paraqitur dhe votuar gjithashtu në Senatin e Spanjës, i cili e hodhi poshtë atë me 130 vota kundër, 68 abstenime dhe vetëm 14 vota pro.



Lajme të ngjashme