Rusia nuk është për ndalimin total të importit të perimeve e frutave nga Turqia

Drejtori i agjencisë ruse për mbikëqyrjen veterinare dhe fitosanitare, Sergey Dankvert tha se synimi i Moskës nuk është të ndalojë importin e të gjitha perimeve dhe frutave nga Turqia.

Rusia nuk është për ndalimin total të importit të perimeve e frutave nga Turqia

Drejtori i Rosselhoznadzor-it (Shërbimi federal rus për mbikëqyrjen veterinare dhe fitosanitare, shën.përkth.),Sergey Dankvert tha se synimi i Moskës nuk është të ndalojë importin e të gjitha perimeve dhe frutave nga Turqia, duke shtuar se vendi i tij nuk e ka planifikuar një gjë të tillë.

“Ne nuk i kemi caktuar vetes tonë një detyrë të tillë. Detyra jonë është të veprojmë duke vlerësuar kërcënimet. Në qoftë se do të identifikohen kërcënime të reja fitosanitare, atëherë shikojmë dhe bëjmë”, sqaroi shefi i Rosselhoznadzor-it.

Momentalisht ne importojmë nga Turqia disa lloje perimesh e frutash, ku vendin kryesor e zënë limoni dhe qitroja, shtoi Dankvert.



Lajme të ngjashme