Balazs: Turqia, partnere strategjike e BE-së në fushën e energjisë

Shefi i Seksionit të Politikave dhe Projekteve Tregtare, Bujqësore, Ekonomike dhe Energjetike pranë Delegacionit të Bashkimit Evropian në Turqi, Balazs Gargya, deklaroi se Turqia është partner strategjik i BE-së në fushën e energjisë.

507604

I pranishëm në Kongresin Ndërkombëtar të Energjisë Gjeotermale, mbajtur në Izmir nën sponsorizimin mediatik të agjencisë zyrtare turke të lajmeve, “Anadolu Agency”, Balazs Gargya shpjegoi se BE-ja dhe Turqia po realizojnë bisedime pozitive në lidhje me sektorin energjetik.

Gargya bëri me dije se po ndjekin nga afër zhvillimin e Turqisë në fushën e energjisë së rinovueshme dhe se vendi po ecën me hapa të sigurta drejt objektivave për vitin 2023.

Ai tërhoqi vëmendjen se synimi i Turqisë për t’u bërë qendër energjetike është edhe në dobi të sigurisë së ofertës energjetike të Evropës.

“Ne e shikojmë Gazsjellësin e Transanadollit (TANAP) si një etapë të rëndësishme të Korridorit Jugor të Gazit. Bashkimi Evropian e vlerëson ndërtimin e Korridorit Jugor të Gazit si një projekt me të mira të përbashkëta. Me jetësimin e këtij projekti do të konsolidohet edhe partneriteti ndërmjet Turqisë dhe BE-së”, tha diplomati hungarez, Balazs Gargya, anëtar i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Turqi.

Lajme të ngjashme