Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Todenhöfer: Vendimi i Parlamentit Federal nuk përputhet me të vërtetat historike

Vazhdojnë reagimet ndaj “vendimit 1915” të Parlamentit Federal të Gjermanisë.

Todenhöfer: Vendimi i Parlamentit Federal nuk përputhet me të vërtetat historike

Pas revistës gjermane Stern edhe gazetari i famshëm gjerman, Jürgen Todenhöfer, reagoi ndaj vendimit të Parlamentit Federal.

Todenhöfer tha se vendimi nuk përputhet me të vërtetat historike.

Në deklaratën që publikoi në faqen personale dhe në llogarinë e tij në median sociale, Ai tha se vendimi në lidhje me ngjarjet e vitit 1915, është trajtuar në mënyrë njëanëse.

Jürgen Todenhöfer bëri të ditur se Parlamenti Federal, në vendimin e marrë, nuk është shprehur për mbi 2 milionë turq të vrarë gjatë sulmeve në atë periudhë nga të gjitha anët kundër Perandorisë Osmane.

Ai tha se me një vonesë 100 vjeçare, pa u bërë studime serioze ligjore, nuk ka asnjë justifikim për tu bërë xhelati moral i Turqisë, dhe këtë kurajo të vonuar e cilësoi si “vëllai oportunist tradhtar”.  

Ai u shpreh gjithashtu se nuk kupton pse vendet perëndimore i druhen punimeve të një komisioni asnjanës në temat ligjore për të bërë dritë mbi ngjarjet.  

Gazetari gjerman beri të ditur se të vërtetat mund të dalin në shesh vetëm si rezultat i punimeve të një komisioni të pavarur ku bëjnë pjesë edhe historianë dhe personel i drejtësisë ndërkombëtare.

Ai bëri të ditur gjithashtu se ashtu siç bën Turqia, edhe vendet e tjera duhet të hapin arkivat në lidhje me këto ngjarje.

Edhe gazeta gjermane Stern, në numrin e javës së kaluar, kishte kritikuar miratimin në Parlamentin Federal dhe e kishte komentuar vendimin me fjalët: “imperializëm moral”.



Lajme të ngjashme