Sulm terrorist në rrethin Mardin, juglindje e Turqisë

Drejtoria Rajonale e Policisë në qytezën Midyat të provincës Mardin në juglindje të Turqisë është goditur sot, rreth orës lokale 11.15, nga sulm terrorist me autobombë.

mardin saldırı1.jpg
mardin saldırı.jpg

Drejtoria Rajonale e Policisë në qytezën Midyat të provincës Mardin në juglindje të Turqisë është goditur sot, rreth orës lokale 11.15, nga sulm terrorist me autobombë.

Sipas dëshmitarëve okularë, shpërthimi ka shkaktuar shumë të plagosur dhe ndërtesa e Drejtorisë Rajonale të Policisë ka pësuar dëme të mëdha.

Një numër i madh ambulancash kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Pritet ende reagimi i autoriteteve zyrtare.



Lajme të ngjashme