Turqia, e dyta në botë në prodhimin e mjaltit

Në prodhimin e mjaltit Turqia është ngjitur në vendin e dytë të renditjes botërore.

Turqia, e dyta në botë në prodhimin e mjaltit
bal ormanı.jpg
bal ormanı-üretimi.jpg

Ministri i Pyjeve dhe Punëve Ujore, Vejsel Erollu (Veysel Eroğlu) tha se në kuadër të Planit të Veprimit për Pyjet e Mjaltit deri më sot janë krijuar 249 pyje mjalti dhe Turqia në prodhimin e mjaltit nga vendi i 6-të është ngjitur në vendin e dytë në botë.

Në komunikatën me shkrim Erollu njofton se në vitet 2016 dhe 2017 do të krijohen edhe nga 54 pyje të tjera mjalti, kurse në vitet 2018 dhe 2019 do krijohen nga 60 të tilla në vit, pra gjithsej 228 pyje të reja mjalti.

80% e mjaltit të prodhuar në Turqi bëhet në sipërfaqet brenda pyllit dhe hapësirat buzë pyjeve, thotë ministri Erollu.

“Bletaria është një aktivitet shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e diversitetit tonë biologjik, për t’ua përcjellë këtë brezave të ardhshëm, për një siguri të qëndrueshme ushqimore dhe njëherësh për të parandaluar erozionin, një dukuri e cila kërcënon një pjesë të madhe të tokës tonë”, vlerëson Erollu në njoftimin me shkrim dhe vë theksin edhe një herë në rëndësinë që ka krijimi i markës për mjaltin.

Ministri Erollu shprehu gatishmërinë për t’u ofruar çdo lloj ndihme rritësve të bletëve.



Lajme të ngjashme