Erdogan: Të gjithë lavdërojnë Turqinë për humanizmin, ju miratoni pretendime të pabaza

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, për Gjermaninë që miratoi në Parlament pretendimet e pabaza armene, tha se ky vend, më parë duhet të japë llogari për Holokaustin.

Erdogan: Të gjithë lavdërojnë Turqinë për humanizmin, ju miratoni pretendime të pabaza

Erdogan mbajti një fjalim në ceremoninë e diplomimit të vitit akademik 2015-2016 në Universitetin Sabahattin Zaim në Stamboll, ku kritikoi me një gjuhë të ashpër Gjermaninë që mbështet pretendimet armene.

“Ju jeni vendi i fundit në botë që mund të ngriheni edhe votoni pretendimet e pabaza armene për gjenocid”.

Ashtu si njerëzit, edhe shtetet përmenden me ato që kanë lënë pas, tha Presidenti Erdogan dhe shtoi se shtete të tilla si ai i Selçukëve, Osmanëve, Andaluzia, Perandoria Mongole, kanë dhënë një kontribut të pashoqë në jetën e shkencës, kulturës, artit dhe politikës.

Ai nënvizoi gjithashtu se Turqia shihet me lavdërim në të gjithë botën për kontributin e bërë në emër të njerëzimit.

“Kudo që të shkojmë në Afrikë, ne kemi faqen e bardhë dhe e mbajmë kokën lart. Të gjithë banorët e kontinentit na presin me mirësi, me biseda dhe na afrojnë me mall. Pasi ne kemi një histori shumë të pastër që nuk mban kolonizim në asnjë vend të kontinentit. Jo vetëm që nuk kemi bërë shfrytëzim, por të parët tanë, me të gjitha mundësit, kanë mbështetur gjatë luftës së tyre të vështirë, popullin e Afrikës Lindore, veçanërisht kundër kolonizatorëve evropianë. Të parët tanë, herë kanë dërguar ushtrinë, herë kanë strehuar dhe herë kanë ndihmuar pa u shprehur popullin afrikan në vullnetin e tyre për të jetuar i lirë dhe me krenari” u shpreh Erdogan.

Presidenti turk tha se sot, ata njerëz që mundohen ti japin mësim Turqisë mbi njerëzimin, në historinë e vendit të tyre në kontinentin afrikan, kanë gjak, lot, gjenocid dhe masakra.

“Sot, po të ngrini pak atë perden e madhështisë që shihni në kryeqytetet Perëndimore, nën të do të shihni dramën dhe lotët e miliona afrikanëve. Nën kalldrëmet elegante të Parisit, Berlinit, Brukselit, është jeta, gjaku, mundi dhe djersa e ballit të afrikanëve. Asnjë nga përkufizimet shkëlqyese si “civilizim” apo “modernizim” që përdorin për të pastruar këtë periudhë, nuk do të mjaftojë për të fshehur masakrat e bëra në këtë kontinent” tha Erdogan dhe shtoi: “Historia jonë nuk është një histori masakrash. Historia jonë është një histori dhembshurie dhe mirësie. Ky është ndryshimi mes nesh”.

Ai u shpreh se në Turqi jetojnë rreth 100 mijë armenë dhe shtoi: “Gjysma janë nënshtetas ndërsa gjysma tjetër nuk janë nënshtetasit tanë. Ashtu si mirëpresim mysafirët e ardhur nga Siria dhe Iraku, në të njëjtën mënyrë mirëpresim edhe mysafirët e ardhur nga Armenia. Nëse do të ishim një vend armik i armenëve, ne do ti kishim dërguar mbrapsht në Armeni të gjithë këta mysafirë” tha Presidenti Recep Tayyip Erdogan.



Lajme të ngjashme