Erdogan do të marrë pjesë në varrimin e Muhamed Ali

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan të mekurën do të niset për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të legjendës botërore të boksit Muhamed Ali.

505219
Erdogan do të marrë pjesë në varrimin e Muhamed Ali

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğajn) do të shkojë në Shtet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të legjendës së boksit Muhamed Ali.

Siç njoftojnë burimet e presidencës turke Erdoan të mërkurën do të niset për në Amerikë, për ceremoninë e lamtumirës që do të organizohet për Muhamed Aliun, një emër që gëzon respekt të veçantë në mesin e myslimanëve.

Presidenti Erdoan do të marrë pjesë në namazin e xhenazes së Muhamet Aliut, që do të falet të enjten nga imami Zaid Shakir, një nga liderët e komunitetit mysliman në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mësohet se Erdoan do të marrë pjesë edhe në ceremoninë përkujtimore dhe të lamtumirës që pritet të realizohet me një pjesëmarrje shumë të madhe ditën e premte për Muhamed Aliun.



Lajme të ngjashme