Yildirim: Në historinë tonë nuk ka kolonizim nuk ka kampe përqendrimi, por ka humanizëm

Gjatë fjalimit në Erzincan, Kryeministri Yildirim, në lidhje me vendimin për pretendimet e pabaza armene në Parlamentin Federal në Gjermani, tha se kjo është një gënjeshtër historike.

504308
Yildirim: Në historinë tonë nuk ka kolonizim nuk ka kampe përqendrimi, por ka humanizëm

“Nëse doni të dini se çfarë është gjenocidi, atëherë kujtoni çetat armene që pas Luftës së Parë Botërore bashkëpunuan me armikun në pushtimin rus dhe dogjën të gjallë njerëzit në Erzincan” tha kryeministri turk.

“Kujtoni turpin njerëzor në vitet 90, ku mijëra boshnjakë u masakruan vetëm se nuk kanë besimin tuaj. Kujtoni 625 vëllezërit tanë azerbajxhanas që u masakruan brena një nate në Hoxhali. Në Luftën e Dytë Botërore, u shua një e treta e Evropës, vranë njëri-tjetrin, i masakruan dhe i vranë. Kurse sot ngrihen e mundohen ti japin mësim Turqisë” tha Yildirim.  

Binali Yildirim tha: “Në historinë tonë nuk ka kolonizim nuk ka kampe përqendrimi, por ka humanizëm”.

 


 



Lajme të ngjashme