Turqia dhe Afrika; Një partneritet barazie (pjesa e dytë)

Arsyeja e suksesit të Turqisë në rajon nuk është sekrete: Respekti ndaj partnerëve lokalë, krijimi i mundësive të reja dhe përmbajtja ndaj politikave që mund të dëmtojë njerëzit që punojnë në terren.

504432
Turqia dhe Afrika; Një partneritet barazie (pjesa e dytë)

Përpjekjet e Turqisë nuk janë të kufizuara vetëm me Afrikën Lindore. Në prag të shpërthimit të Ebola-s në Afrikën Perëndimore në vitin 2014, Agjencia turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), dërgoi furnizime mjekësore dhe ndihma humanitare në Sierra Leone, Liberia dhe Guinea.

Agjencia ishte gjithashtu në mesin e të parëve që vajtën në ndihmë pas përmbytjeve në Mozambik dhe pjesën tjetër të Afrikës Juglindore.

Falë përpjekjeve të organizatave joqeveritare turke dhe Agjencisë për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme (YTB), më shumë se 4 500 afrikanë rinj janë duke u arsimuar në universitetet dhe kolegjet më të mira të Turqisë.

Çelësi i suksesit të Turqisë ka qenë vendosmëria për tu sjellë në mënyrë të barabartë me komunitetet lokale dhe qeveritë dhe jo si përfituesit pasiv të asaj që ne kujdesemi për të ndarë. Theksi në barazinë dhe besimin reciprok është arsyeja që e bëri partneritetin Turqi-Afrikë një sukses historik.

Sot, Turqia është bërë një pjesë thelbësore e Afrikës. Çdo vit, mijëra biznesmenë, studentë dhe familje udhëtojnë nëpër botë me Linjat Ajrore Turke (Turkish Airlines), që kanë zgjeruar rrjetin e tyre të fluturimit në 48 destinacione në 32 vende. Kompanitë turke që nga viti 2000 e deri më sot, kanë tetëfishuar vëllimin tregtarë duke arritur në 6 miliardë dollarë dhe kanë krijuar vende të shumta pune për popullin afrikan.

Së fundi, në krahasim me një dekadë më parë, Turqia ka pesë herë më shumë ambasada në Afrikë, përkatësisht 34 në total. Edhe pse ka bërë një rrugë të gjatë, Turqia mbetet e përkushtuar për të bërë më shumë për popujt e Afrikës.

Miqtë në Afrikën Lindore, duke përfshirë edhe Ugandën, Kenian dhe Somalinë, me pak mbështetje nga bashkësia ndërkombëtare përballen me sfida humanitare. Si vendi mirëpritës më i madh në botë i refugjatëve, Turqia do të vazhdojë për të tërhequr vëmendjen e botës në përpjekjet e vendeve afrikane.

Në mënyrë të ngjashme edhe Uganda, Kenia dhe Somalia, gjithashtu kanë probleme të sigurisë kombëtare të lidhura me terrorizmin. Turqia do të vazhdojë të thellojë bashkëpunimin me këto vende për të bërë rajonin më të sigurt.

Së fundi, përpjekjet e Turqisë për të mbështetur rritjen ekonomike në të gjithë kontinentin, dhe në veçanti në Afrikën Lindore, do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Duke mbështetur tregtinë dhe duke krijuar mundësi punësimi si dhe duke i dhënë komuniteteve lokale mjetet e nevojshme që të qëndroj mbi këmbët e tyre, Turqia do të vazhdojë të mbetet një partner i ngushtë.

Me rastin e vizitës historike të Erdoganit në Afrikën Lindore, është e rëndësishme për ti bërë thirrje botës së pasur dhe të fuqishme për të ndihmuar Ugandën, Kenian dhe Somalinë, së bashku me fqinjët e tyre, për ti lehtësuar barrën e sfidave politike, ekonomike dhe të sigurisë.



Lajme të ngjashme