Mbledhja e dytë për Afganistanin do të zhvillohet në Stamboll

Stambolli nesër do të mirëpresë për herë të dytë mbledhjen e Grupit Ndërkombëtar të Kontaktit për Afganistanin.

Mbledhja e dytë për Afganistanin do të zhvillohet në Stamboll

Në këtë mbledhje që do të jetë pararoja e Samitit të NATO-s që do të zhvillohet në Varshavë të Polonisë dhe Konferencës së Afganistanit që do të zhvillohet në Bruksel të Belgjikës, do të shqyrtohet gjendja e fundit në Afganistan.

Në mbledhje, krahas zëvendësministrit të jashtëm të Afganistanit do të marrin pjesë edhe burokratë nga afërsisht 50 vende.

Grupi Ndërkombëtar i Kontaktit për Afganistanin që mbledhjen e parë e zhvilloi në Stamboll në vitin 2012, zhvillon punime kryesisht për sigurinë dhe zhvillimin e Afganistanit.



Lajme të ngjashme