Vazhdojnë reagimet ndaj rezolutës armene të Bundestagut

Ambasadori turk në Berlin e ka quajtur një reagim emocional miratimin e rezolutës armene nga Bundestagu, ndërsa Kuvendi turke ka dënuar me forcën rezolutën në fjalë përmes një komunikate të përbashkët të 3 partive më të mëdha.

almanya federal meclis.jpg
TBMM (7).jpg
türkiye dışişleri kınama

Është kthyer në atdhe Ambasadori i Turqisë në Berlin, Karsllëollu (Karslıoğlu), i cili u thirr në Ankara për konsultime pas pranimit të një projektrezolute për ngjarjet e 1915-s në Parlamentin Federal të Gjermanisë.

Në deklaratat që bëri në Ankara për gazetarët, Ambasadori Karsllëollu (Karslıoğlu) tha: “Bundestagu mori një vendim emocional. Ne nuk do të veprojmë duke u prirë nga ndjenjat, por nga logjika. Realizuam shumë takime, por vendimi ishte marrë më herët. Nuk ka dyshim që miqësia që kemi me Gjermaninë do të vazhdojë”.

Kurse në komunikatën me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme theksohet se rezoluta e miratuar nga Parlamenti Federal Gjerman për ngjarjet e vitit 1915, të cilat kanë hyrë në praktikën juridike evropiane si një çështje objekt i debatit legjitim, është e turpshme në aspektin e prestigjit që gëzon ky institucion (Bundestagu).

Atyre që hodhën firmën në këtë rezolutë, që e politizon historinë, që pengon diskutimin lirisht të së kaluarës, që përpiqet ta imponojë si një të vërtetë të padiskutueshme artikulimin armen, i cili është kthyer sot në një tabu, dhe që është shembulli i injorancës dhe përbuzjes së ligjit, komunikata e Ministrisë së Jashtme turke u rikujton se për të kaluar nga mosmarrëveshjet në marrëveshje në lidhje me ngjarjet e 1915-s është e mundur përmes dialogut, empatisë dhe një këndvështrimi të drejtë.

Turqia, e cila përpiqet të përjetojë kujtimet duke ndarë dhimbjet e Armenëve Osmanë, që u del në mbrojtje pasurive kulturore armene dhe ka hedhur hapa të rëndësishëm për të hapur rrugët e pajtimit ndërmjet dy popujve fqinj, nuk ka se çfarë të mësojë nga Parlamenti Federal Gjerman.

Ndërsa në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM) u lexua një komunikatë e përbashkët e firmosur nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Partia Popullore Republikane (CHP) dhe Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) në lidhje me miratimin të enjten në Parlamentin Federal gjerman të një projektrezolute mbi pretendimet armene lidhur me ngjarjet që kanë ndodhur në vitin 1915.

Ne, përfaqësuesit e kombit të madh turk, nuk e pranojmë, e kemi pritur me keqardhje dhe e dënojmë me forcë rezolutën e padrejtë të Bundestagut që bazohet në pretendimet e pabaza armene në lidhje me shpërnguljen të armenëve në Perandorinë Osmane të vitin 1915”, vijon komunikata.  

Ndërkaq nga Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila nuk mori pjesë në seancën e votimit në Bundestag, erdhi kjo deklaratë: “marrëdhëniet tona me Turqinë janë gjithanshme dhe të fuqishme”.

Në deklaratat që bëri në lidhje me këtë çështje në konferencën e përbashkët të Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg pas takimit në Kryeministri, Merkel tha: “Ka shumë gjëra që i lidhin me njëra-tjetrën Gjermaninë dhe Turqinë. Edhe nëse kemi pikëpamje të ndryshme për një çështje të caktuar, marrëdhëniet tona miqësore dhe strategjike janë të shtrira në një spektër shumë të gjerë. Duke filluar që nga çështjet e mbrojtjes e deri në shumë fusha të tjera”.

Ajo vuri në pah se një pikë tjetër e përbashkët dhe e rëndësishme është ekzistenca e afërsisht tre milionë turqve që jetojnë në Gjermani. 

“Për këtë arsye unë dhe e gjithë qeveria gjermane dëshirojmë që të bëjmë çdo lloj përpjekjeje në mënyrë që të nxisim dialogun mes Turqisë dhe Armenisë për ngjarjet që kanë ndodhur para 101 viteve dhe që këto vende t’i vlerësojnë së bashku ngjarjet në fjalë. Nga ana tjetër, ne duam që ta ruajmë spektrin e gjerë të marrëdhënieve mes Gjermanisë dhe Turqisë dhe tu themi qytetarëve me origjinë turke që jetojnë në Gjermani se ata janë një pjesë e shtetit tonë dhe kështu kanë për të mbetur. Po ashtu dëshirojmë të themi që diskutimi rreth disa temave të kontestueshme është një pjesë e kulturës demokratike", deklaroi Merkel.



Lajme të ngjashme