Gjermani - Bundestagu miraton projektrezolutën armene në dëm të Turqisë

Parlamenti Federal i Gjermanisë miratoi sot në mesditë një projektrezolutë, që cilëson si "gjenocid" pretendimet armene në lidhje me ngjarjet e vitit 1915.

502693
Gjermani - Bundestagu miraton projektrezolutën armene në dëm të Turqisë

Parlamenti Federal i Gjermanisë (Bundestag) miratoi sot në mesditë një projektrezolutë, që cilëson si "gjenocid" pretendimet e pabaza armene në lidhje me ngjarjet e vitit 1915.

Deputetët gjermanë votuan me një shumicë të theksuar p/rezolutën, që pranon, sipas pretendimeve të pabaza armene, ushtrimin e gjenocidit kundër armenëve në periudhën otomane.

Kjo projektrezolutë ngjalli menjëherë pakënaqësinë e Ankarasë, partnere kyçe në këtë çështje të vështirë, por edhe mjaft të rëndësishme në periudhën e krizës së refugjatëve në Evropë.

“Vetëm një deputet votoi kundër dhe një tjetër abstenoi gjatë procesit të votimit”, bëri të ditur Presidenti i Dhomës së Ulët, Norbert Lammert.

Procesi i votimit u zhvillua i hapur me ngritje të dorës, ndërkohë që votat në favor projektrezolutës nuk u numëruan.

Kancelarja Angela Merkel, zëvendësi i saj, Sigmar Gabriel dhe ministri i Punëve të Jashtme, Frank-Walter Steinmeier, nuk ishin të pranishëm në votim.



Lajme të ngjashme