Yildirim: Problemin e terrorit do ta heqim nga agjenda e Turqisë

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, deklaroi të martën se terrori nuk do të jetë më pjesë e agjendës së vendit.

501837
Yildirim: Problemin e terrorit do ta heqim nga agjenda e Turqisë

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, deklaroi të martën se terrori nuk do të jetë më pjesë e rendit të ditës së vendit.

Gjatë një takimi me përfaqësues të OJQ-ve në Izmir, shefi i ekzekutivit turk nënvizoi se operacionet (në zonat lindore dhe juglindore të vendit) të do të vazhdojnë derisa zjarri terrorist të shuhet plotësisht.

Yildirim theksoi se duhet të plotësohen disa kushte për t’u dhënë fund operacioneve antiterror.

“Këto operacione do të përfundojnë atëherë kur kjo organizatë terroriste kriminale të heqë dorë nga vrasjet e pamëshirshme ndaj civilëve, të moshuarve dhe të rinjve; kur të mos u drejtojë më armët ushtarëve, policëve, xhandarëve, rojave dhe të mos i martirizojë më ata; kur të sigurohemi që të gjithë qytetarët tanë të jetojnë të qetë dhe sigurt në çdo skaj të territoreve të Anadollit. Zgjidhja është shporrja e organizatës terroriste nga lidhja ndërmjet midis popullit dhe shtetit”, sqaroi ai.

"Terroristët mund të hapin gropa, mund të martirizojnë të rinjtë tanë me bomba artizanale, mund të masakrojnë qytetarët tanë civilë, por çfarëdo që të bëjnë nuk do të kenë sukses. Ne jemi zotuar për të hequr nga rendi i ditës së Turqisë problemin e terrorit", nënvizoi kreu i Ankarasë zyrtare.

Ai u ndal gjithashtu mbi projektet në lidhje me Izmirin duke njoftuar se treni i shpejtësisë së lartë do të mbërrijë në këtë qytet jo më vonë se në 2019-n.

Kryeministri Binali Yildirim shtoi se kostoja e investimeve, që qeveria do të realizojë për transportit në Izmir, do jetë më e madhe sesa PBB-ja (prodhimi i brendshëm bruto) vjetore e 53 shteteve të mëdha e të vogla.



Lajme të ngjashme