Presidenti Erdogan filloi turneun e vizitave në Afrikën Lindore

Presidenti Recep Tayyip Erdogan filloi turneun e vizitave në Afrikën Lindore që do të përfshijë tre shtete.

Presidenti Erdogan filloi turneun e vizitave në Afrikën Lindore

Presidenti Recep Tayyip Erdogan filloi turneun e vizitave në Afrikën Lindore që do të përfshijë tre shtete.

Ndalesa e parë e Presidentit Erdogan është Uganda.

Erdogan u prit në takim nga homologu i tij Yoweri Museveni në pallatin presidencial me ceremoni zyrtare.

Të dy presidentët pas takimit kokë më kokë bashkëkryesuan në takimin mes delegacioneve, ndërsa pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjeve dypalëshe organizuan një konferencë për shtyp.

Erdogan i cili do të marr pjesë edhe në ceremoninë e dhënies së titullit “Honore Causa” nga ana e Universitetit Makerere, më pas së bashku me homologun e tij ugandas do të marr pjesë në Forumin e Biznesit Turqi-Ugandë.

Vizita e Presidentit Erdogan, i cili do të zhvilloj një takim edhe me biznesmenët, është e cilësisë së vizitës së parë nga Turqisë në Ugandë në nivel të presidentit.



Lajme të ngjashme