Kryeministri turk: Rezoluta për ngjarjet e vitit 1915, cenon marrëdhëniet Turqi-Gjermani

Kryeministri i Turqisë Binali Jëlldërëm në deklaratat që bëri para nisjes për në Republikën Turke të Qipros së Veriut tha se marrëdhëniet dypalëshe do të dëmtohen në rast të miratimit të projektrezolutës që do të votohet nesër në Bundestag.

501744
Kryeministri turk: Rezoluta për ngjarjet e vitit 1915, cenon marrëdhëniet Turqi-Gjermani

Kryeministri i Turqisë Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) para se të nisej për në Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV) mbajti një konferencë shtypi në aeroportin “Esenboğa” të Ankarasë.

Jëlldërëm vlerësoi edhe votimin e paralajmëruar të enjten (2 qershor 2016) në Parlamentin gjerman për rezolutën lidhur me ngjarjet e vitit 1915.

“Ky votim është një votim absurd, që nuk ka asnjë bazë... Ka të bëjë me një nga ngjarjet e zakonshme që ka ndodhur ne kushtet e Luftës së Parë Botërore në vitin 1915, një ngjarje që mund të ndodhë në çdo komunitet, në çdo vend. Ne e dimë që ata që synojnë ti nxjerrin një faturë Turqisë përmes kësaj nuk janë qëllimmirë”, tha Jëlldërëm.

“Turqia nuk ka çka të fshehë. Le të hetohet gjithçka, historia, e kaluara e çdo vendi. Le të dalë në shesh gjithçka për gjithkënd, por këtë le ta bëjnë historianët. Është gabim që politikanët të merren me këto çështje duke i shfrytëzuar ato për konsum të brendshëm politik. Për këtë arsye, nuk ka dyshim se do të cenohen marrëdhëniet mes Turqisë dhe Gjermanisë gjë që ne nuk duam të ndodhë”, tha Yildirim para vizitës së tij të parë në Republikën Turke të Qipros së Veriut në cilësinë e Kryeministrit. 



Lajme të ngjashme