Erdoan: Miratimi i rezolutës (armene) dëmton marrëdhëniet turko-gjermane

Presidenti Erdoan në vlerësimin e votimit që do të mbahet nesër në Parlamentin Federal gjerman të një projektrezolute për ngjarjet e vitit 1915 tha se miratimi i kësaj do të dëmtojë marrëdhëniet Turqi-Gjermani, që sot janë në një nivel shumë të lartë.

merkel türkiye ziyareti alman basını.jpg

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka realizuar një bisedë telefonike me Kancelaren gjermane Angela Merkel.

Sipas informacioneve të marra nga burimet presidenciale, mësohet se Erdoan, në këtë bisedë ka shprehur shqetësimet në lidhje me projektrezolutën për ngjarjet e 1915, që do të votohet ditën e enjte më 2 qershor në parlamentin federal gjerman, Bundestag.

Presidenti Erdoan në bisedë duke tërhequr vëmendjen në ndjeshmërinë e Turqisë për këtë çështje, ka theksuar se është e rëndësishme që Gjermania të demonstrojë një qasje të matur në lidhje me projektrezolutën në fjalë.

Ndër të tjera mësohet se në bisedën telefonike të Erdoanit me Merkelin është vënë në dukje rëndësia e vazhdimit të bisedimeve mes institucioneve relevante për marrëveshjen e ripranimit dhe liberalizimin e vizave për shtetasit turq.

Këtë çështje Presidenti Erdoan e vlerësoi edhe në konferencën e shtypit që mbajti në Aeroportin “Adnan Menderes” të Izmirit para se të nisej për në Afrikë.

“Marrëdhëniet tona me Gjermaninë janë në një nivel shumë të lartë. Në qoftë se të bien në kurthin e kësaj loje atëherë kjo do të dëmtonte marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Unë mendoj se të gjitha këto do të mendohen mirë. Nuk e gjykoj si të drejtë që të vlerësoj sot këtu një vendim (rezolutë) që nuk ka dalë ende. Nëse do të miratohet një rezolutë atëherë edhe ne bëjmë vlerësim tonë. Kjo (rezoluta) nuk ka asnjë detyrim në aspektin e të drejtës ndërkombëtare”, u shpreh Erdoan.

 



Lajme të ngjashme