Erdoan bisedon me Merkel në telefon për rezolutën armene

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan ka bërë një bisedë telefonike me Kancelaren gjermane Angela Merkel me theks të veçantë projektrezolutën që do të votohen nesër (2 qershor 2016) në Parlamentin gjerman në lidhje me ngjarjet e vitit 1915.

Erdoan bisedon me Merkel në telefon për rezolutën armene

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka realizuar një bisedë telefonike me Kancelaren gjermane Angela Merkel.

Sipas informacioneve të marra nga burimet presidenciale, mësohet se Erdoan, në këtë bisedë ka shprehur shqetësimet në lidhje me projektrezolutën për ngjarjet e 1915, që do të votohet ditën e enjte më 2 qershor në parlamentin federal gjerman, Bundestag.

Presidenti Erdoan në bisedë duke tërhequr vëmendjen në ndjeshmërinë e Turqisë për këtë çështje, ka theksuar se është e rëndësishme që Gjermania të demonstrojë një qasje të matur në lidhje me projektrezolutën në fjalë.

Ndër të tjera mësohet se në bisedën telefonike të Erdoanit me Merkelin është vënë në dukje rëndësia e vazhdimit të bisedimeve mes institucioneve relevante për marrëveshjen e ripranimit dhe liberalizimin e vizave.

 



Lajme të ngjashme