Turqi-Shpërthimi në Silopi merr jetët e 4 personave

Një ushtarë i plagosur mbrëmë gjatë operacioneve të ndërmarra në Semdinli të Hakkarit, ka rënë dëshmorë në spitalin ku kurohej.

Turqi-Shpërthimi në Silopi merr jetët e 4 personave

Një ushtarë i plagosur mbrëmë gjatë operacioneve të ndërmarra në Semdinli të Hakkarit, ka rënë dëshmorë në spitalin ku kurohej.

Ndërkaq në operacionet ajrore të ndërmarra në zonën rurale të nënprefekturës janë asgjësuar 4 pozicione të armëve të organizatës terroriste PKK.

Në anën tjetër si pasojë e shpërthimit të bombës artizanale të vendosur në rrugë nga ana e terroristëve gjatë kalimit të autoblindës policore, janë vrarë 4 persona dhe u plagosën 23 të tjerë në mesin e të cilëve 5 policë.

Në mesin e të vrarëve në ngjarjen që ndodhi në orët e mbrëmjes në qendër të nënprefekturës Silopi ndodhet edhe një fëmijë 4-vjeçar.

Ndërkaq në mesin e të plagosurve është edhe një foshnje 6 muajshe identiteti i së cilës ende nuk dihet.

Ndërkohë shtëpitë dhe makinat që ndodheshin në rrugën ku ndodhi shpërthimi kanë pësuar dëme të mëdha. Si pasojë e shpërthimit në rrugë u formua një gropë e madhe.

Bëhet e ditur se kanë filluar operacionet e gjera për kapjen e terroristëve të cilët kryen sulmin.



Lajme të ngjashme