Gazë – Aktivitet përkujtimor për 6-vjetorin e sulmit “Mavi Marmara”

Një aktivitet përkujtimor u organizua sot në Gazë për viktimat e sulmit të organizuar në vitin 2010 nga forcat speciale izraelite ndaj anijes “Mavi Marmara”.

Fëmijët palestinezë të pranishëm në këtë aktivitet, që u organizua pranë Përmendores Mavi Marmara në Portin e Gazës me rastin e 6-vjetorit të sulmit, nën kujdesin dhe organizimin e Fondacionit të Ndihmave Humanitare për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH), mbanin në duar flamuj të Palestinës e të Turqisë, si dhe fotografi të personave që humbën jetën në anije.

“Sot, jemi mbledhur këtu për të evokuar martirët e Mavi Marmarasë, që humbën jetën për kauzën palestineze dhe për të hequr bllokadën në Gazë”, deklaroi në fjalën e rastit Mehmet Kaya, drejtor i Zyrës së Fondacionit IHH në Rripin e Gazës.

Mavi Marmaraja, vijoi Mehmet Kaya, është një simbol i bashkimit të popujve myslimanë anembanë globit.

“Vëllezërit tanë turq të martirizuar në sulmit e vitit 2010 hoqën dorë nga çdo gjë në botë për të mundësuar heqjen e bllokadës, që Izraeli zbaton ndaj popullit të Gazës”, u shpreh ai.

Kaya u bëri thirrje grupeve palestineze që të sigurojnë bashkimin kombëtar për të shpëtuar Palestinën.

Lajme të ngjashme